Trusti realizon fitime prej 110 milionë euro

Drejtuesit e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës vlerësuan vitin 2017 si vit rekord në realizimin e fitimeve.

Kryetari i Bordit të Trust-it Ymer Havolli, ka thënë në konferencën e fundit për këtë vit se kanë realizuar të hyra rekorde nga investimet të cilat sipas tij, kapin shumën prej 110 milionë euro.

“Ky është një kthim i nivelit rekord që nga themelimi i këtij institucioni. Kjo rritje është rezultat i një zhvillimin të përgjithshëm i zhvillimit të tregjeve ndërkombëtare”, tha ai.

Havolli theksi se kontribuuesit e rinjë në Trust janë rritur për 47.607 kontribuues.

“Numri i kontribuuesve që kanë llogari në FKPK u ngrit në masë të konsiderueshme për këtë periudhë me 47.607 kontribuues të rijnë që hynë në skemë, duke bërë që numri i llogarimbajtësve në FKPK të arrijë në 589.540 milionë”, tha ai.

Havolli ka treguar se Trusti i ka rritur edhe shumën e mjeteve të investuar në Kosovë.

“Shuma e investimeve në Kosovë u rrit nga rreth 99 milionë euro në fund të vitit 2016 në rreth 142 milionë euro deri me datë 14 dhjetorë 2017. Shtimi i investimeve në Kosovë erdhi për shkak të rritjes së mjeteve te depozituara në bankat vendëse”, ka thënë Kryetari i Bordit të Trustit Ymer Havolli.

Lexo edhe:  “Termokos”-i njofton kur do të fillojë ngrohja në Prishtinë