U hoqën si kosovarë për azil/ Shqiptarët betejë me Anglinë, marrin shpërblimin marramendës

Dy shqiptarë që deklaruan se janë refugjatë nga Kosova për të qëndruar në Britani, jo vetëm që kanë fituar betejën ligjore me Londrën por do të marrin gati 1 milion paund shpërblim.

Pavarësisht se mashtruan ata nuk do dëbohen nga vendi, rast ky që duket se ka ngritur në këmbë mbarë britanikët.

Një vendim i Gjykatës së Lartë në Britani ka treguar një “paqartësi në ligj” që mund të parandalojë azil kërkuesit nga deportimi edhe nëse zbulohet se kanë gënjyer rreth identitetit të tyre të vërtetë për të fituar nënshtetësinë.

Shqiptarët që deklaruan se janë refugjatë nga Kosova për të qëndruar në Britani kanë fituar një çështje ligjore që parandalon mashtrimin e tyre dhe si rezultat nuk do dëbohen nga vendi, shkruan e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Fitorja ligjore e dy shqiptarëve pritet t’u kushtojë taksapaguesve britanikë deri në 1 milion paund për tarifat ligjore.

Më shumë se 80,000 refugjatë nga Kosova u detyruan të largohen prej luftës në Ballkan në vitet ’90 për të kërkuar azil në Britani. Sidoqoftë, mijëra shqiptarë shfrytëzuan atë periudhe krize dhe pretenduan se ishin nga Kosova për të marrë nënshtetësinë britanike.

Mes tyre ishte edhe Dinjan Hysaj, i cili në moshën 21 vjeçare deklaroi se ishte një fëmijë refugjat nga Kosova dhe mori nënshtetësinë britanike.

Agron Bakijasi, gjithashtu nga Shqipëria, përdori një emër fals, deklaroi se ishte nga Kosova dhe gënjeu rreth moshës së tij për të marrë nënshtetësinë.

Sidoqoftë, gënjeshtrat e Dinjan Hysaj u zbuluan në vitin 2011 kur ai u dënua me 5 vite burgim pasi kishte goditur një burrë me shishe në një lokal në Hertfordshire.

Ndërsa mashtrimi i Agron Bakijasit u zbulua pasi partnerja e tij u kthye në Kosovë dhe tregoi identitetin e tij të vërtetë, shkruan “BallkanWeb”.

Pasi zyra e emigracionit në Britani aplikoi për t’i deportuar ata, avokatët e dy shqiptarëve argumentuan se fakti që ata kishin gënjyer për të fituar azilin nuk ishte i mjaftueshëm që atyre t’u hiqej nënshtetësia.

Lexo edhe:  Observer: ‘Shqipëria e Madhe’ mund të bëhet realitet

Në një vendim ligjor të ndërlikuar, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vendosën se çështjet e nënshtetësisë që kanë të bëjnë me personat që përdorin një identitet të dikujt që nuk ekziston rezultojnë në një paqartësi të tillë saqë ligji është i vështirë të aplikohet në praktikë.

Gjyqtarët shtuan se: “Vendimi gjithashtu ka një numër pasojash të palogjikshme dhe jo të papërshtatshme.

Kështu që nuk është e qartë kur përdorimi i një identiteti fals për të marrë nënshtetësinë nga një person do të rezultojë në shfuqizimin e dhënies së nënshtetësisë së tij.

Në të vërtetë, duke qenë se ata nuk kanë marrë identitetin e dikujt tjetër por në fakt kanë shpikur një personazh të trilluar, “asnjëri nga apeluesit nuk pretendoi se ishte dikush tjetër”.

Gjyqtarët thanë se vendimi ishte dhënë në “rrethana të pazakonshme” sepse Ministrja e Brendshme britanike Amber Rudd, e cila kërkon që ata të depërtohen, tani e pranon që gjykatat britanike nuk e kanë sqaruar siç duhet se cilat lloje të mashtrimit të identitetit mund të aplikohen që këtyre emigrantëve t’u hiqet nënshtetësia.

Megjithatë Ministria e Brendshme tani do ndjekë rrugë të tjera për të deportuar dy shqiptarët.

Ligjvënësi konservator britanik Andreë Bridgen tha se vendimi i gjykatës kishte ekspozuar një paqartësi që ka nevojë për legjislacion të ri për t’u siguruar që kriminelët nuk mund të abuzojnë me sistemin ligjor britanik.

“Kjo është një paqartësi ligjore që duhet të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ne duhet të rishikojmë legjislacionin për ta arritur këtë, sidomos tani do largohemi nga Bashkimi Europian dhe supozohet që ne po marrim kontrollin e ligjeve dhe të kufijve tanë”,- deklaroi Bridgen./BW/