U promovua libri me poezi “Lora” i autorit Asllan Qyqalla

Në Institutin Albanologjik në Prishtinë u mbajt promovimi i librit me poezi “Lora” i autorit Asllan Qyqalla. Një analizë dhe vështrim për librin kanë diskutuar Prof. Dr.Zejnepe Alili Rexhepi, redaktore dhe recensente, Prof. Dr. Nikollë Loka, recenent, Prof. Dr. Flamur Shala, Prof. Mr. Fatmir Halimi, drejtor i Shtëpisë Botuese “Prokultpress”, Kaltrina vb Hoti, poete e piktore.

Deklamim të poezive bëri aktori, regjisori e poeti Dibran Fylli, ndërsa me një fjalë rasti u paraqit edhe Mr. Hasan Selimi, poet nga Shqipëria, përkatësisht nga Shkodra.

Moderatore e promovimit ishte Fortesë Shabani, kurse në emër të SHKAL “Naim Frasheri” ju dhanë Mirënjohje Nikollë Lokës, Flamur Shalës, Hasan Qyqallës, Hasan Selimit dhe Zejnepe Alili Rexhepit. Nikollë Loka nga Mirëdita tha se libri mund të krahasohet me Laurën e Lorkës dhe me Lloren e Kadaresë.

Në fund, autori i librit, Asllan Qyqalla i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për ardhjen e tyre në këtë promovim të librit dhe shtoi se libri me poezi “Lora” shpreson se do t’u pëlqej lexuesve. “Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që më nderuan në këtë përurim!”, tha Qyqalla./Ahmet Pllana

Lexo edhe:  Sonte në Ulqin nis edicioni i tretë i festivalit “Seanema”