UEFA e pezullon për 8 muaj, Marseja prish kontratën me Evra-në

Një shkelm në fytyrën e një tifozi duket si i ka kushtuar shtrenjtë mbrojtësit francez të Marsejës, Patrice Evra. Incidenti i ndodhur në Portugali, në prag të sfidës mes Guimaresit dhe Marsejës, ku Evra goditi me shkelm në fytyrë një tifoz francez, u mor në shqyrtim nga institucioni më i lartë i futbollit europian.

UEFA ka vendosur një pezullim të gjatë për ish mbrojtësin e Juventusit dhe Manchester United-it, prej plot 8 muajsh, ose deri në qershor të 2018-ës, kohë kur përfundon edhe sezoni aktual i futbollit. Më herët, Evra u pezullua pa afat edhe nga klubi i Marsejës, e cila tani njoftoi edhe prishjen konsensuale të kontratës me mbrojtësin.

Lexo edhe:  Krasniqi mundet nga Abraham