Ujësjellësi nis nesër ndëshkimet ndaj borxhlinjve

KRU “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se duke filluar nga dita e nesërme, 25 janar 2018 do të fillojë të marrë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Përmes një komunikate për medie KRU “Prishtina” si masë ndëshkuese thotë se do të jetë shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit.

“Si masë e parë ndëshkuese, do të jetë shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera”, thuhet në këtë kumtesë.

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kjo është komunikata e plotë:

KRU ” Prishtina ” sh.a. njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se duke filluar nga dita e nesërme, 25 janar 2018 , e enjte, do të fillojë të marë masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Si masë e parë ndëshkuese, do të jetë shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, pasuar nga ndëshkime të tjera.

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion, KRU ”Prishtina” sh.a. ka angazhuar rreth 50 ekipe të shkyçjes, përfshirë edhe inspektorë.

Në shkyçje do të përfshihen tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

Furnizimi me ujë të pijshëm po qëndron stabil, derisa ndërprerje uji mund të ketë vetëm në raste të caktuara si, intervenimet në rrjetin primar dhe sekondar.

KRU ”Prishtina” sh.a. është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës dhe kanalizim, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që:

-Tu përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

KRU”Prishtina” sh.a. do t’i intensifikon aktivitetet, që borxhet e prapambetura të arkëtohen përmes gjykatave kompetente konkretisht, Përmbaruesve Privat.

  Shi në kohë të duhur