UNIT – Universal Nonverbal Intelligence Test

Këtë të diele mbahet trajnimi UNIT – Universal Nonverbal Intelligence Test, nga Shoqata Kosovare për Psikodiagnostikë dhe Psikoterapi. Të interesuarit për trajnim mund të aplikojnë online, duke klikuar linkun :http://shkpp.org/apliko-online-per-trajnim.
UNIT është një bateri testesh joverbale të administruara në mënyrë individuale, që masin aftëstë njohëse (Bracken & McCallum, 1998). UNIT promovon barazinë, ndershmërinë kulturore, drejtësinë sociale dhe neutralizon ndikimin e gjuhës në matjet themelore psikologjike të proceseve dhe aftësive njohëse. Testi është hartuar për të matur dy lloje primare të inteligjencës: kujtesës dhe arsyetimit dhe dy lloje sekondare të inteligjencës: simbolikës dhe josimbolikës si dhe IQ të plotë të inteligjencës –FSIQ.
Bateri e testeve joverbale që në vete ka tri nënbateri:
Bateria e shkurtuar/ standarte / e zgjatur
Të cilat përmbajnë këto nënteste:
Memorie simbolike/ hapësinore / objektuale / Dizanjimi i kubeve/ Arsyetimi analogjik / Labirinthet

UNIT është i përshtatshëm për:
• Për grupmoshat 5.0 deri në 17.11 që mund të jenë pjesë e kategorive të mëposhtëme
• Çrregullime të spektirt të autizmit.
• Çrregulime të komunikimit të gjuhës dhe të folurit.
• Çrregullime të dëgjimit apo personat shurdh-memec
• Mutizëm selektiv
• ADHD
• Vështirësi në mësim
• Vonesa mendore etj.

  “Facebook”, shumë shpejt vjen me ndryshim radikal

Instrumenti ka çelësin e përdorimit, interpretimin strikt dhe objektiv si dhe të mësuarit praktik të administrimit të testit

Pagesa: 20 Euro për studentë dhe anëtarë të SHKPP-së dhe 25 Euro për profesionistët tjerë
(parapagesa është detyrim për pjesëmarrje).
Vendodhja: Prishtinë dhe Prizren

Pjesmarrësit që do të bëhen pjesë e trajnimit do të pajisen me çertifikatë.
Nr i pjesmarrësve është i kufizuar.