Ushqimi në ditët e festave: Tryeza e Vitit të Ri – si të sillemi

Duke pasur parasysh këto këshilla, ju uroj t’i shijoni sa më shumë këto festa dhe për këto dy ditë le mos të shqetësoheni për kilogramët, ka kohë plot për këtë.

Është rasti që te angazhoheni një herë në vit me blerjen dhe përgatitjen e ushqimit. Do shihni se kaloritë që do merrni do i keni harxhuar kollaj. Por përveç kësaj, është rasti të kuptoni se çfarë është e rëndësishme për një ushqim të mirë. Dhe sipas meje, e rëndësishme është të zgjedhësh lëndën e parë më të mirë, si: gjel të rritur në natyrë, gjalpë të lopëve që kanë kullotur jeshillëk, arra të vendit, miell të bluar me gurë dhe pa kimikate që të fryhet vetë etj. Duke pasur parasysh këto këshilla, ju uroj t’i shijoni sa më shumë këto festa dhe për këto dy ditë le mos të shqetësoheni për kilogramët, ka kohë plot për këtë. Ndaj i thoni po ujit. Konsumi i mjaftueshëm i ujit gjatë ditës është shumë i nevojshëm për të lehtësuar proceset metabolike dhe djegien e kalorive. 1-2 gota ujë përpara çdo vakti mund t’ju ndihmojnë të konsumoni më pak ushqim. Gjatë gjithë ditës nevojiten 2L ujë.

Të ngrënit çdo 3 orë

Të ngrënit 5 vakte gjatë ditës, çdo 3 orë, ndihmon të kontrollojmë sasitë e ushqimit në vaktet që konsumojmë. E ngrëna në të njëjtat orare është e dobishme gjithashtu.

Sallatave përpara vaktit

Konsumi i porcioneve të bollshme të zarzavateve përpara se të vazhdoni në pjatën kryesore ju ndihmon të ndiheni të ngopur me më pak ushqim. Gjithashtu, prezenca e fibrave në stomak mund t’ju “vjedhë” ca kalori dhe të mos i lejojë të disponohen për energji.

Vajit të ullirit

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është yndyrë e cila na ndihmon të mos dhjamosemi në bark. Këto acide lyrore kanë efekt pozitiv në metabolizëm prandaj preferoni të gjitha gatimet tuaja me vaj ulliri.

Sallatës ruse

Me fasule, bizele, karota dhe me majonezë të bërë vetë, kjo sallatë është shumë e shëndetshme sepse edhe na ngop – edhe na ushqen.

Mishit të bardhë

Vendosni porcione të bollshme të mishit të bardhë në pjatën tuaj pasi në këtë mënyrë do të ndiheni të ngopur ndërkohë që metabolizmi juaj do të punojë më shpejt për të tretur proteinat që përmbahen te mishi.

Domateve dhe qepëve

Përmbajnë mineralin krom i cili ndihmon në metabolizmin e sheqernave.

Ëmbëlsirave me kanellë

Kanella ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Verës së kuqe

Konsumi me masë i verës së kuqe, si p.sh., 1-2 gota në ditë (jo çdo ditë), ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, ne uljen e inflamacionit dhe në parandalimin e rritjes së kolesterolit në gjak.

Lexo edhe:  Pse nuk duhet të flini në krahun e djathtë

“Muhabetit”

Sa më shumë të flisni, aq më ngadalë do të hani, aq më shpejt do të ngopeni.

Stevias

Stevia është sheqer pa kalori i cili prodhohet nga bima e Stevias dhe është alternativë shumë e mirë e sheqerit për ëmbëlsirat.

“Agjërimit”

Ndonjë ditë mund ta bëni pushim nga ushqimi duke konsumuar jo më shumë se 500kcal, për t’i dhënë mundësinë organizmit të përdorë kaloritë e marra me tepricë gjatë ditëve festive. Teoria e të ndenjurit tek-tuk pa ngrënë po merr komente pozitive në komunitetin shkencor pasi, duket se lidhet me përmirësim të bio-parametrave që lidhen me parandalim të plakjes.

Lëvizjes

Duke qenë të prirur të “ngarkoheni” (me kalori) duhet të merrni masat edhe të “shkarkoheni” (me lëvizje). Të ecurit 60min çdo ditë do t’ju japë mundësinë të digjni të paktën ½ e copës së bakllavasë!

Çdo gjë me masë

Nëse zgjidhni të jeni të përmbajtur në sasitë që konsumoni ushqimet, sidomos ëmbëlsirat.

I thoni jo

-Lëkurës së gjelit të detit.

Aty akumulohet gjithë yndyra e mishit gjatë gatimit. Nëse shpendi është rritur me preparate si antibiotikë & hormone rritjeje ato akumulohen në sasi më të koncentruar te lëkura, prandaj bëni mirë ta largoni pasi ta keni gatuar mishin me lëkurën e tij.

-Ëmbëlsirave me stomak bosh

Është më mirë të konsumoni një copëz bakllava pas vaktit kryesor, sesa të pangrënë pasi, kjo mund t’ju rrisë dëshirën dhe nepsin për të ëmbla.

-Darkës së ngarkuar

Mos lejoni të konsumoni vakt të rënduar me kalori dhe yndyrë përpara se të flini gjumë në darkë. Përpiquni që të kalojnë të paktën 3 orë pas një vakti të plotë deri në orarin e gjumit.

-Salcave të gatshme

Zakonisht, salcat e gatshme të sallatave dhe të ushqimeve të tjera, sidomos salca e sojës, janë tepër të pasura në kripë. Kripa përbën rrezik për ata që vuajnë nga hipertensioni.

-Yndyrës së tepruar

Gjatë ditëve të festive, ngarkesa e tepruar me yndyrë të ngopur si margarina, gjalpi dhe kremi i qumështit mund t’ju rrisin yndyrat në gjak dhe të vendosin në rrezik personat e predispozuar për episode kardiake!

-Pijeve me sheqer

Largoni nga shtëpia juaj pije të sintetizuara dhe të koncentruara në sheqer. Nuk keni nevojë për to. Bëni limonata, shtrydhni fruta, kombinoni lëngje me ujë me gaz dhe fruta të ndryshme dhe me perime si kastraveca, karota dhe domate.

Burimi: Blerina Bombaj, dietologe klinike