Ushtria shkon me kamion të lartë në ndihmë të qytetarëve tek ‘City Park’

Nje mjet i ushtrisë është nisur drejt qendrës tregtare “City Park”, për evakuimin e qytetarëve që ndodhen të bllokuar aty.

Më herët në qendrën tregtare “City Park”, përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, niveli i ujit ka kaluar 1 metër.

Qytetarët sjellin video nga oborri, ku makinat duket të mbuluara nga uji. Qytetarët ankohen se askush nuk ka shkuar t’i ndihmojë.

“Na ka ardhur uji deri në timon. Jemi në rrezik të mbytemi. Ju lutem na ndihmoni”,– shprehen qytetarët.

Në “Opinion.al”, ka ardhur Live një mesazh nga një qytetare, e cila shprehet se janë gati 300 persona të bllokuar në qendrën tregtare të cilët presin ndihmë.

Lexo edhe:  U mbajt takimi i kryetarëve të Rrjeteve të Bizneseve Shqiptare në Botë