Vala vjen me lojën shpërblyese prej festës në festë

Nga 27 nëntori e deri më 8 mars 2018, Vala fillon me lojën e re shpërblyese.

Gjatë kësaj periudhe, mbi 30,000 shpërblime do të shpërndahen për të gjithë konsumatorët Prepaid.

Loja e re shpërblyese fillon nga Flamuri në Flamur. Fillon me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit, për të vazhduar me super shpërblime dhe banesë për Vitin e Ri, më pas shpërblime për festën e të dashuruarve. Festa vazhdon me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duke dhuruar një banesë dhe krejt në fund, banesa e fundit me rastin e festës së 8 Marsit. Shumë festa, shumë gëzim në një lojë shpërblyese.

Konsumatorët e Vala do të kenë mundësinë që çdo javë të fitojnë mijëra shpërblime, si dhe preminë kryesore e cila këtë herë nuk do të ketë një por tri banesa anekënd Kosovës, në varësi se ku është bërë mbushja elektronike.

Me vetëm një mbushje elektronike në njërën nga 3,000 pikat e shitjes së produkteve të Vala, përveç përfitimit të produktit, konsumatorët e Vala do të mund të përfitojnë edhe njërin nga shumë shpërblimet që përfshijnë:

Lexo edhe:  Përurohet fabrika e vajit ushqimor “Floil”

20,000 Mbushje online – etop_up
10,000 shpërblime me nga 1GB Internet 3/4G
48 Telefona Smart – Standard
12 Telefona Smart – Medium
12 Telefona Smart – Ultra (iPhone dhe Samsung modelet e fundit)
20 Televizora SMART
20 Tableta te ndryshëm
10 Llaptopa
12 Pushime në Kapadokya
12 Pushime/skijime (Bansko)
4 Pushime në Dubai dhe super premia
3 Banesa anekënd Kosovës

Me një mbushje elektronike (së paku 3 euro) konsumatorët do të pranojnë një kod për garë, pra një mundësi për të fituar një nga shpërblimet. Sa më shumë mbushje të përsëritura, aq më shumë mundësi për të fituar.

Tërheqja e javës së pare të fituesve do të bëhet Live më 6 dhjetor në faqen zyrtare të Vala-s (facebook.com/valamobile)