Valdete Idrizi, model i racionales

Temperamnetin e qetë e arrin politikanët me ndërgjegje të mirë, nga vyrtyte jo të blera por të fituara nga jeta reale, e që e bëjnë politikën komunale për të hapur debatin për të ardhmen.

“Për të matur virtytin e një njeriu nuk duhet ta shohim në rastet e “nxehta”, por në jetën e përditshme”-kështu thotë një mendimtar dhe vërtetë mendoj që më së miri i përshkruajnë tiparet e të candidates së për kryetare të komunës, Valdete Idrizit. Valdete idrizi, vërtetë ka virtyt të sajin krijues, i cili vie në shprehje në jetën e përditshme apo angazhimin e saj për të rritur cilësinë e jetës së përditshme. Një lidere që nuk e njeh arrogancën e aq më pak prepotencën dhe e thjeshtë siç është e bënë një politikane pragmatiste me vizionin se politika e mirë ndërtohet nga thjeshtësia dhe bërja e gjërave të mira për vendin dhe komunën çdo ditë.

Puna dhe modeli i saj pragmatist i veprimit e bëjnë që shumë gra t’i rreken politikës por edhe punëve publike. Padyshim që çasja e tillë do ta fuqizojë rolin e gruas në komunën e Mitrovicës, por edhe vet shoqërinë në Kosovë. Ajo është e bindur për suksesin e saj në angazhimin politiko-partiake dhe këtë e dëshmon me përditshmërinë vepruese të saj, mbase kjo lidhet edhe me thënien e të madhit Abraham Lincoln: “Çdo herë mbani mend se vendimi juaj për të patur sukses është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”. Ajo tashmë ka vizionin dhe objektivat se ku do të arrijë me organizimin që përfaqëson, madje ka të planifikuara edhe aktivitetet ditore të cilat me kohë do t’i shpalos. Aktivitetet e tilla padyshim që do ta fuqizojë gruan në qeverisje lokale, porse edhe do ta fisnikërojë politikën në Kosovë e rrjedhimisht edhe institucionet.

PDK-ja përmes gruas, duke e bërë atë konkurrente favorite për të paren e komunës së Mitrovicës, gjithsesi do të duhet të ketë angazhim për të krijuar ambient që të rrisë numrin e vendeve të reja të punës për gratë dhe subvencionojë bizneset e grave, duhet të rrisë dhe modernizojë numrin e çerdheve të fëmijëve në zonat urbane, politikën në Kosovë e rrjedhimisht edhe institucionet për të krijuar kushte se gratë munden edhe të punojnë edhe të jenë familjare. Idrizi ka edhe shumë objektiva të cilat i ka të qartësuara si formë të veprimit, por e ka të qartë se bazë e parë vepruese si forcë e organizuar ka funksionalizimin maksimal të komunikimit intern në strukturë, hap të cilin ka filluar së realizuar.

Lexo edhe:  Rrezik për marrëdhëniet shqiptaro – amerikane ?

Qeverisje të mirë të përgjegjshme dhe reformatore

“Në realitetin e pavolitshëm ngrenë hundën drejt qiellit, rrëzohen mbi të kur u dalin pengesat që ky realitet u vë në rrugë”, thotë politikani gjerman Erhard Epler, në librin e tij “Rikthimi i politikës”.

Në shumicën e pushteteve lokale, veçanarisht në Mitrovicë ka një relaitet të pavolitshëm, siç ka edhe politikanë që qeverisjen e sheh si biznes, e që në një periudhë kohore ngrenë hundën drejt qiellit, por pengesa që sjell realiteti i Mitrovicës i rrëzon përtokë. Këtë e provoi z. Bahtiri më së miri gjatë këtij mandati qeverisës dhe e panë qytetarët e Mitrovicës. Mbase nuk e kanë nevojën që edhe për katër vitet e ardhshme të eksprimentojnë me premtime e politikë boshe, për t’i quar në rrugën qorre. Politikës në Mitrovicë, menagjimit e administrimit të pushtetit lokal i duhen njerëz racionalë, lider me ndërgjegje të mirë, pasi të tillët edhe e kanë temparamentin e qetë, kanë karakterin dhe personalitetin e mirë. Këtë temperament e arrijnë politikanët me ndërgjegje të mirë. Ato janë vyrtyte jo të blera por të fituara nga jeta. Konsiderojmë se Valdete Idrizi, pikërisht disponon me këtë vlerë e që del përtej petklut partiak si i identifikim.

Në rrugëtimin drejt fitores, zonjës Idrizi, do t’i duhet promovimi i qeverisjes së mirë, më të përgjegjshme dhe reformatore, duke ditur se edhe objektivat ndryshojnë nga e kaluara. Para Mitrovicasve duhet të dëshmojë se ka vullnet t’u prijë reformave dhe hapur rrugë për të gjithë njerëzit me ndërgjegje të mirë dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës së tyre. Konsiderojmë se nga partia ku është kandiduar ka mjaft potencial intelktual e qytetar për të ecur kësaj rruge.

Politika sot me menagjimin e komunës e do mendimin racional, qetësinë e do debatin, proaktivitetin kundërshtitë programore, do argumentin e thënë në vend të zhurmës e britmave, lakmive të njerëzve të identifikuar si biznes-politikan.

Konsiderojmë se ky do të jetë kursi politik e qeverisës i ndjekur nga Valdete Idrizi e i cili përkon me reformat e filluara në partinë nga e cila kandidon./Shkruar nga: Bahri Bivolaku & Kastriot Berisha