Vdes në spital Slobodan Praljak, pasi piu Helmin në Hagë

I burgosuri i Hagës, Slobodan Praljak ka vdekur në spital pasi ai piu helmin.

Praljak i cili sot piu helm në bankën e të akuzuarve në Hagë, thuhet se ka vdekur në spital, shkruan “Mirror” e Britanisë. Pasi dëgjoi se dënimi i tij ishte mbështetur këtë javë, ai i tha gjyqtarit: “Kam marrë helm”.

Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit.

Pas këtij veprimi, gjykata ka suspenduar seancën.

Ndërkohë, avokati me përvojë disavitëshe i Gjykatës së Hagës, Goran Mikuliçiq, deklaroi se një shishe e vogël me helm mund të futet në gjykatore.

Siç ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe, ekzistojnë kontrollet në rast të hyrjes në gjykatë, por jo aq të detajuara sa që të zbulohet edhe shishja e vogël.

Lexo edhe:  Huntsman: “Nuk ka dyshim” se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA