Veseli: Caktimi i lokacionit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës në Drenas është lajm i mirë

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i kënaqur pas vendimit të Qeverisë që stadiumi olimpik të ndërtohet në Drenas.

“Caktimi i lokacionit për Stadiumin Kombëtar të Kosovës është lajm i mirë, veçanërisht për sportistët tanë. Pres që ndërtimi i tij të nisë sa më parë dhe personalisht do ta trajtoj me prioritet të lartë jetësimin e këtij projekti. Stadiumi, njërën portë do ta ketë në Prishtinë, e tjetrën në Drenas. E rëndësishme është që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë sa më shumë gola dhe fitore. ⚽️🇽🇰”, ka shkruar Veseli./Lajm

Lexo edhe:  Ambasadori gjerman: Të akuzuarit nga Gjykata Speciale të dorëzohen vullnetarisht