Veseli: Kudo ku merren vendimet, aty do të jenë gratë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, kanë marrë pjesë në një tubim elektoral me gra ndërmarrëse dhe kryefamiljare në Ferizaj.

Veseli ka thënë se vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien qytetare nuk mund të kuptohet pa gjithëpërfshirjen e grave në politikë, biznes dhe menaxhim të institucioneve, thuhet në njoftimin e PDK-së.

“Partia Demokratike e Kosovës ka platformë të qartë për gratë dhe ofron lehtësira të plota fiskale për gratë sipërmarrëse, mbështetje të plotë për projektet e grave në shoqërinë civile dhe fuqizim të rolit të tyre në institucionet e shtetit, prandaj në këto zgjedhje kemi kandiduar tri gra për kryetare të komunave”, ka thënë Veseli.
Brenda një mandati, Veseli ka thënë se Forca e Ndryshimit e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferizajn dhe gjithë komunat e Kosovës do t’i kthej nga qendra të burokracisë shtetërore, në qendra të zhvillimit ekonomik lokal.
“Kudo ku do të qeverisë Partia Demokratike e Kosovës do të dëgjohet zëri i grave. Ky është vizioni i PDK-së dhe i Agim Aliut si kryetar”, ka thënë Veseli.

Lexo edhe:  Abrashi prezantoi planin për arsim cilësor me investime dhe kuadro profesionale