Veseli: Rexhep Mala e Nuhi Berisha lanë vepra të mëdha patriotike, kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën, të vrarë tridhjetë e tri vjet më parë në Prishtinë.

“Sot, në 33 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, kujtojmë me krenari sakrificën e tyre për kombin. Të dy këto figura të ndritura, që prapa vetës lanë vepra të mëdha patriotike, kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës. Historia e re e Kosovës shënohet me emrat e tyre”, ka shkruar Veseli.

Lexo edhe:  Prokuroria kërkon 15 vite burg për shqiptarin që luftoi për ISIS-in
SHARE