Veseli: Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike

Kryetari o Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

“Vizita e Presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurtë dhe më e fuqishme në rrugën e saj evro-atlantike”, tha kryeparlamentari Veseli.

“Presidenti Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Si një mik, ai edhe këto ditë po qëndron pranë nesh, në 10 – vjetorin e pavarësisë sonë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona në shumë fusha, në veçanti ato ekonomike”, ka thënë Veseli./Lajm

  U gjet Erion Gashi, djali 4 vjeç i humbur dje në Mramor