Veseli thumbon Smajl Latifin: Do të bëjmë zëvendësministër sepse Rahovecin e fiton Idriz Vehapi!

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh i bindur para qytetarëve të Rahovecit se kandidati i partisë së tij Idriz Vehapi, do të udhëheq këtë komunë për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa për kandidatin nga radhët e AAK-së, Smajl Latifin, Veseli tha se do ta rahatojnë në Qeveri, njofton GazetaBlic.

“Smajl Latifin do ta bëjmë zëvendësministër, sepse Rahovecin e fiton Idriz Vehapi”, ka deklaruar Veseli para qytetarëve.

Sipas Veselit, fitorja e PDK-së në Rahovec është fitore për secilin fermer, secilin vreshtar dhe secilin qytetar punëtor të Rahovecit.

Lexo edhe:  OSBE dhe PZAP përmirësojnë qasjen e personave të verbër në procedurat zgjedhore