Veseli: ‘Vettingu’, proces i domosdoshëm për Kosovën

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se procesi i ‘vettingut’, për të pastruar figurat që punojnë në sistemin e Kosovës, është i domosdoshëm.

“Procesi i Vettingut është i mundshëm dhe i domosdoshëm, dhe ky proces do të ndodhë. Do të fillojë nga politika”, ka thënë ai në një intervistë në RTK.

“Qytetarët kanë nevojë të dinë se kush i përfaqëson. Me këtë do të dihet pastërtia e politikanit, të shikohet prejardhja e pasurisë”, ka theksuar ai.

Veseli ka premtuar se do të ketë reforma në sistemin e drejtësisë.

Ai ka vlerësuar se ka pasur padrejtësi në shumë procese.

Sipas tij, nuk duhet që disa lëndë të presin me vite, kurse të tjerat kryhen për disa ditë.

“Qytetarët tanë duhet të kenë besim në institucionet e Kosovës”, tha Veseli.

Lexo edhe:  "Nëse dikush meriton një fillim të ri, janë fëmijët tanë"