Veturat më të vjetra se 10 vite nga 1 janari nuk mund të zhdoganohen

Dogana e Republikes se Kosoves ka bere te ditur se duke qene se me 01 janar 2018 fillohet me zbatimin praktik i Ligjit për Automjete Nr.05/L-132, Lidhur me këtë ju informojmë se duke filluar nga data 1 janar 2018 të gjitha veturat e kategorisë M1 më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit euro 4 nuk mund të zhdoganohen në Republikën e Kosovës.

Me rastin e përcaktimit të vjetërsisë të merret për bazë viti i pare i regjistrimit i cili duhet te jete brenda periudhës 01 janar – 31 dhjetor te vitit 2008 .

Kjo sipas doganes nënkupton se të gjitha automjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë në këtë periudhe te Vitit 2008 dhe i plotësojnë kushtet për lirimin e gazrave sipas standardi të përcaktuar me EURO 4 mund të importohen në Kosovë.

I vetmi institucion në Kosovë i cili ka mundësi për përcaktimin e nivelet të lirimit të gazrave është institucioni i autorizuar për homologim “Eurolab”.

Kjo ndalesë nuk zbatohet në importin e:

Lexo edhe:  Ky është rregulli i ri për rimbursimin e kuponëve fiskal

1. Mjeteve motorike për transport te mallrave
2. Automjeteve të importuara në procedurë Importit të Përkohshëm (IM5),
3. Automjeteve për shfrytëzim nga misionet diplomatike (ligji nr. 03/l-033), dhe
4. Automjetet me vlerë muzeore (old timer).