Videoklipi i Dua Lipës publikohet më 12 janar

Kënga do të titullohet “IDGAF”. “Jam shumë e entuziazmuar ta shihni këtë klip!!”, ka shkruar ajo sot në rrjetet sociale.

Këngëtarja kosovare tashmë me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se me datë 12 të këtij muaji do të sjell videoklipin e ri. Kënga do të titullohet “IDGAF”. “Jam shumë e entuziazmuar ta shihni këtë klip!!”, ka shkruar ajo sot në rrjetet sociale. Kënga dhe klipi dukem shumë premtues për suksesin e radhës.

Ndryshe, edhe Dua Lipa, ka dalë në ndihmë të kampanjës “Time’s Up” (Koha Mbaroi). Bëhet fjalë për kampanjën e nisur nga yjet hollivudiane kundër ngacmimeve seksuale dhe skandaleve të fundit, transmeton Albinfo.ch.

“E solidarizuar me të gjitha gratë në çdo vend të punës. Nënat, motrat dhe mikeshat kanë heshtur ndaj ngacmimeve, abuzimeve e diskriminimeve. #KohaMbaroi”, ka shkruar ajo.

Në ceremoninë e fundit “Golden Globe” yjet botërore e përhapën këtë fushatë duke u veshur të gjithë në ngjyrë të zezë si shenjë solidarizimi me gratë e prekura prej ngacmimeve seksuale. Skandali më i madh deri tani ishte ai i producentit Harvey Weinstein, ndaj të cilit u ngritën shumë akuza.

Lexo edhe:  Konsumimi i arrave dhe bajameve na çon në dobësim