Vidhen 300 iPhone X

Mediat amerikane kanë bërë të ditur se janë vjedhur 300 Iphone X, të cilët kushtojnë nga 999 dollarë, që do të thotë se kostoja e tyre e përgjithshme është rreth 300 mijë dollarë.

300 iPhone X janë vjedhur nga një kamion i UPS në San Francisko ditën e enjten me një vlerë prej 300,000 dollarësh.

Gjithnjë sipas mediave amerikane, hajdutët kishin arritur të hynin brenda kamionit dhe të grabisnin dërgesën përpara se të mbërrinte tek një dyqan i Apple në San Francisko. Ata e dinin se në kampion kishte iPhone X.

Policia ka filluar një hetim të gjerë për kapjen e tyre. Sipas autoriteteve vendase një dëshmitar kishe parë tre persona me kokën e mbuluar të cilët drejtonin një makinë Dodge.

Por, edhe pse janë vjedhur 300 iPhone, ata që kishin porositur telefonat më të ri kanë marrë pa asnjë vonesë.

Lexo edhe:  Dashi Krasniqi, floktari i yjeve botërore