Vjosa del nga shtrati, përmbyten shumë fshatra në Vlorë dhe Fier

Si pasojë e reshjeve të dendura të rënë gjatë gjithë natës, situata është përkeqësuar në jug të Shqipërisë.

Bëhet me dije se disa lumenj kanë dalë nga shtrati, duke sjellë përmbytje të mëdha.

Në Vlorë situata vijon të rëndohet në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës ka rritur nivelin e ujit në lumin Vjosa.

Si pasojë, lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në zonat përreth. Fillimisht janë çarë argjinaturat në Mifol dhe Bishan, duke bërë të mundur që uji të vërshojë në fshatrat Novoselë, Mifol, Fitore e fshatra përreth tyre.

Janë evakuuar 20 persona në orët e para të mëngjesit nga Forcat e Armatosura në fshatin Ferras dhe Mifol.

Lexo edhe:  Fëmijët e pasur shqiptarë, kanë para me thasë