Xhaka e Mustafi testohen para ndeshjes me Chelsean

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do të testohen sot, një ditë para ndeshjes me Chelsean në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup në Angli.

Dy futbollistët shqiptarë të Arsenalit kanë pasur lëndime kohëve të fundit, ndërsa tani trajneri Arsene Wenger ka thënë se do të testohen edhe njëherë për të parë nëse janë në gjendje për lojë.

“Graniti do të ketë test sot. Të shohim se çfarë do të jenë rezultatet. Edhe Mustafi do të ketë test sot. Nuk e di sa do të jenë në dispozicion për lojë. Do të di më shumë pas ushtrimeve”, ka thënë Wenger.

Lexo edhe:  Portugalia lë jashtë Cristiano Ronaldon!