Xhemaili kërkon të kthehet në Itali

Ai ka luajtur me shumë sukses te klubi italian sezonet e fundit para se të shkonte në Kanada.

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili dëshiron të luajë në Kupën e Botës dhe për këtë arsye ka kërkuar të kthehet te Bologna në kampionatin italian, shkruajnë mediat italiane.

Xhemaili i ka kërkuar klubit aktual, Montreal Impact për ta liruar dhe të kthehet në Serie A, njërin nga kampionatet më të forta në botë.

Ai ka luajtur me shumë sukses te klubi italian sezonet e fundit para se të shkonte në Kanada, përcjell albinfo.ch.

Zvicra është kualifikuar në Kupën e Botës dhe Xhemaili dëshiron të jetë pjesë e helvetikëve për njërën nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e futbollit.

Lexo edhe:  Bunjaki e konfirmon largimin nga Kosova