Zogaj referon ndeshjen e Rashicës

Siç dihet për Vitessen aktivizohet mesfushori nga Kosova, Milot Rashica, për të cilin ende nuk dihet nëse do të luajë nga fillimi, për shkak se skuadra e tij nuk ka gjasa për kualifikim.

Gjyqtari shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj do të referojë edhe një ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.

Bëhet fjalë për ndeshjen Vitesse-Nice, që është e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Zogaj do të jetë gjyqtar ndihmës në këtë përballje, ashtu si edhe Sladan Josipoviq nga Zvicra, derisa gjyqtari kryesor i takimit është Sandro Schärer po ashtu nga Zvicra.

Siç dihet për Vitessen aktivizohet mesfushori nga Kosova, Milot Rashica, për të cilin ende nuk dihet nëse do të luajë nga fillimi, për shkak se skuadra e tij nuk ka gjasa për kualifikim.

Nga ky grup janë kualifikuar Lazio dhe Nice. Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 21:05 në Holandë.

Lexo edhe:  Rashica viziton Haradinajt në Gllogjan