Zyrtare, Tevez rikthehet te Boca Juniors

Pas një aventure 12-mujore në Kinë, Carlos Tevez është rikthyer sërish në Argjentinë, te Boca Juniors. Ish sulmuesi i Manchester United dhe Juventusit vendosi t’i japë fund aventurës te skuadra kineze e Shanghai Shenhua, për t’u rikthyer për herë të 3-të në shtëpinë e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi argjentinas, që ka publikuar në rrjetet sociale edhe foto të “Apashit’, duke u stërvitur me shokët e rinj të skuadrës.

Lexo edhe:  Arineta Mula ngrit flamurin shqiptar në malet e Zvicrës