Zyrtari i lartë i NATO-s vizitoi KFOR-in

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza ka vizituar selinë e KFOR-it në Kosovë.

Sipas një njoftimi, gjatë vizitës së tij, Manza u prit nga Gjeneral-Major Giovanni FUNGO, Komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë.

“Stafi i KFOR-it veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit Manza gjithashtu u takua me Ambasadorët e QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), si dhe përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar në Kosovë.

“Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis Organizatave të Komunitetit Ndërkombëtar dhe Institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës”, përfundohet në njoftimin e KFOR-it.

Lexo edhe:  Pacolli sërish kandidat për kryetar të AKR-së
SHARE